
Së fundmi një tjetër ekip është futur në garë për Frenkie de Jong.
E ardhmja e hollandezit në ‘’ Camp Nou ‘’ ende nuk është e sigurtë, për të cilin Borussia Dortmundi ka nisur ofensivën.
Merkatoja e janarit është shumë afër dhe mesfushori pas gjashtë sezonesh tek spanjollët mund të nisë një tjetër eksperiencë në karrierë.
Problemet e vazhdueshme të ish fituesve të La Ligas në aspektin ekonomik e bëjnë të vështirë qëndrimin e lojtarëve me peshë në 11-shen e trainerit Hansi Flick.
‘’ Verdhezinjtë ‘’ njihen për një projekt shumë ambicioz dhe për zhvillimin e talentëve ndër vite ndërsa 27 vjeçari është një ndër më të spikaturit të dalë nga akademia e Ajax Amsterdamit.
Mënyra e lojës preferohet shumë nga traineri i ekipit nga Ruhr Nuri Sahin, tek i cili pëlqen edhe faktin se Frenkie de Jong mund të përshtatet me lehtësi në disa pozicione të mesfushës.
Faktikisht drejtuesit e Barcelonës kanë filluar ta vlerësojnë si mundësi, të cilët mund të mbushin në mënyrë të konsiderueshme arkat me shitjen e tij gjatë merkatos së dimrit.
1 gol dhe 1 asist në 12 sfidat e deritanishme janë statistikat e fantazistit, i përzgjedhur rregullisht edhe në kombëtaren e ‘’ Tulipanëve ‘’ nga traineri Ronald Koeman.



