Partizani nuk ndalet në merkato, të kuqtë prezantojnë talentin vlonjat

Partizani nuk ndalet në merkato, të kuqtë prezantojnë talentin vlonjat

Partizani duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar afrimin e një tjetër lojtari.

Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me talentin vlonjat, Arinaldo Rrapaj. Ky i fundit në sezonin që lamë pas, ishte pjesë e Skënderbeut, me të cilët i bashkua në merkaton e verës së kaluar. 19-vjeçari ka qenë një dëshirë e trajnerit Daja që 1 vit më parë, por për shkak të merkatos së bllokuar, Partizani nuk ia doli ta marrë dot. Mesfushori stërvitej prej ditësh me të kuqtë nën urdhrat e trajnerit Daja, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas. Rrapaj ka firmosur me Partizanin për 3 sezone.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për blerjen e kartonit të lojtarit Arinaldo Rrapaj. Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rrapaj i cili në kampionatin tonë është aktivizuar më parë me Flamurtarin dhe Skënderbeun është bashkuar në stërvitje me skuadrën në Ohër.”, thuhet në komunikatën e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy