
Milani fitoi minimalisht ndeshjen e parë ndaj Napolit, të vlefshme për fazën çerekfinale në Champions League.
Kuqezinjve i mjaftoi një gol i shënuar nga Bennacer në minutën e 40-të, për të marrë fitoren dhe për të shpresuar te kualifikimi për në gjysmëfinale.
Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kishin raste të shumta për shënim, por ishte Milani që ia doli të dërgojë topin në rrjetë.
Ndërkohë Napoli e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Anguissa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74-t.



