
Besohet se eksperienca e Arthur Melos në ‘’ Anfield Road ‘’ do të marrë fund shumë shpejt .
Traineri Jurgen Klopp kërkon largimin e brazilianit pasi sipas tij nuk e ka kaluar provën .
Ishi i Barcelonës ka mbrojtur në vetëm një sfidë fanellën e ‘’ The Redsave ‘’ , e mjaftueshme për gjermanin për të dhënë verdiktin për 26 vjeçarin .
Në transfertën e Napolit , Arthur Melo hyri në fushë në minutën e 77-të, ndeshje e cila e bindi Jurgen Kloppin për te mos e aktivizuar në derbin kundër Evertonit .
Eksperienca tek Liverpool besohet se ka përfunduar dhe momenti ideal për tu larguar do të jetë pikërisht merkatoja e janarit .
Duhet parë se si do të shkojnë gjërat edhe tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, ekip që aktualisht po kalon një periudhë krize, me dy humbje rrjesht në Uefa Champions League, të cilat kanë tronditur italianët duke krijuar dyshime për vijimin e Massimiliano Allegrit në krye të stolit.



