Arsenali ‘’ peshkon ‘’ tek Lilla

Arsenali ‘’ peshkon ‘’ tek Lilla

Dihet se prej vitesh tek Arsenali i është dhënë një rëndësi e veçantë transferimit të talentëve.

Drejtuesit vijojnë të punojnë me shumë përkushtim për t’ia plotësuar dëshirat Mikel Artetas, i cili po bën një punë për tu duatrokitur nën drejtimin e ‘’ Topchinjve ‘’.

Javët e fundit është përqëndruar vëmëndja tek një element i cili po bën mirë në Ligue 1, në rradhët e Lilles.

 Ayyoub Bouaddi është shëndërruar në një ndër risitë e kampionatit francez, ashtu siç e raporton edhe ‘ Transfers News Live ‘. 

17 vjeçari ka ditur të demostrojë potencialin dhe ia ka dalë me sukses në çdo sfidë, i cili e ka mahnitur Mikel Artetan. 

Mesfushori pretendohet edhe nga të tjerë ekipe në kontinentin e vjetër dhe besohet se gjatë merkatos së ardhshme dimërore do të zhvillohet një sfidë gjigandësh për shërbimet e tij. 

Ndërkohë, presidenti i ‘’ Les Dogues ‘’, i ndërgjegjshëm për potencialin e Ayyoub Bouaddit do të tentojë të përfitojë maksimalisht, duke qenë se bëhet fjalë për 13 herë kampionët e Premier Leagues, një klub tejet potent në aspektin ekonomik dhe cilësor në atë sportiv. 

Nëse do të vijojë me këtë ritëm sigurisht parashikohet zgjerimi i listës së pretendentëve për nxënësin e Bruno Genesios, i cili vijon të spikasë në një ndër pesë ligat më të forta të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy