
Ecuria shumë e mirë me Milanin po i siguron pretendentë cilësorë Tijjani Reijnders.
Hollandezi e ka gjetur vetveten tek kuqezinjtë, me të cilët po zhvillon sezonin e dytë.
Menjëherë për të ka nisur ofensivën Manchester City, një ekip që bashkjeton me suksesin në çdo sezon.
Pep Guardiola është mahnitur nga mënyra se si luan, kontrollin e topit dhe efikasitetin në momente deçizive gjatë ndeshjeve.
4 gola dhe 3 asiste në 14 sfida janë shifra që reflektojnë kapacitetin e 26 vjeçarit, të cilit do ti duhet të analizojë interesin e bardhekaltërve.
Përshtatja në disa pozicione të mesfushës do ti jepte një avantazh skuadrës së të famshmit ‘’ Pep ‘’, e cila spikat për lojën dinamike dhe kalimin e shpejtë nga faza defensive në atë ofensive.
Megjithatë, transferimi i mundshëm në ‘’ Etihad ‘’ do të varet nga disa faktorë, përfshirë edhe negociatat ndërmjet drejtuesve respektivë.
Tifozeria e zjarrtë e ‘’ Qytetarëve ‘’ tashmë ka filluar të entuziazmohet, e cila shpreson gjithmonë për fitimin e titujve të rëndësishëm, pasi kjo skuadër është ndërtuar për të arritur majat në çdo kompeticion.
Ishi i Az Alkmaarit është shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e ‘’ Tulipanëve ‘’, me të cilën zhvilloi Europianin e verës së kaluar në Gjermani.



