
Përfundimi i kontratës në 30 qershorin vijues ia mban të ndezura shpresat Barcelonës për të firmosur me Inigo Martinez.
Spanjolli konsiderohet një ndër më të mirët e Athletic Bilbaos dhe katalanasit pavarësisht se në merkaton e kaluar verore akorduan transferimet e Jules Koundes dhe Andreas Christensen, ende mendojnë se duhet të shtojnë forcat në prapavijë.
Për 31 vjeçarin një kalim në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të rezultojë një mundësi e shkëlqyer për ta përfunduar karrierën në një tjetër nivel për sa i përket cilësisë pavarësisht se drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ pretendojnë qëndrimin në ‘’ San Mames ‘’ për më gjatë.
S’duhet harruar se për të qenë pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ duhet të japësh gjithmonë maksimumin dhe se gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë për faktin se janë pretendentë për fitimin e trofeve të rëndësishëm në çdo sezon.
Megjithatë , vaskët janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin gjatë verës dhe në fakt po e mendojnë edhe shitjen e qendërmbojtësit , e cila do ti mundësonte fuqizimin e arkave për tu hedhur më pas në sulm për ti ardhur në ndihmë reparteve të cilat nuk e kanë bindur Ernesto Valverden gjatë sezonit aktual.



