“Dorëzohet” trajneri i Milanit, Pioli: Lufta për titullin ka mbaruar

“Dorëzohet” trajneri i Milanit, Pioli: Lufta për titullin ka mbaruar

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, deklaroi se lufta për titullin është mbyllur. Sipas tij, Interi e ka të sigurt trofeun, pas formës së treguar.

I pyetur mbi mundësinë, që Interi të sigurojë titullin matematikisht në derbi ndaj Milanit, Pioli tha se nuk mendon për këtë, pasi ka ende kohë.

Interi është në një udhëtim të jashtëzakonshëm me kaq shumë fitore. Ata patën një kalendar të vështirë kur iu desh të sfidonin Fiorentinën, Romën dhe Juventusin në të njëjtën javë. Duke i kapërcyer ato ndeshje me sukses, mendoj mbaroi edhe lufta për titullin.

Interi feston titullin në derbi? 21 prilli është shumë larg, ne kemi ende shumë objektiva dhe shumë sfida.

Sa i përket renditjes, pas 26 javëve, Interi kryeson bindshëm me 69 pikë, 12 më shumë se Juventusi i vendit të dytë dhe 16 më shumë se Milani i vendit të tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy