Pogba drejt largimit

Pogba drejt largimit

  Me rikthimin tek Juventusi u mendua se Paul Pogba do të ishte sërish determinant si në të kaluarën , i cili kontriboi në sukseset e njëpasnjëshme të kësaj skuadre.

Por realiteti tregoi të kundërtën, shtuar edhe dëmtimet e francezit, të cilat nuk e lejuan të jepte maksimumin në fushën e lojës.

Tek një ekip si ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ situata të tilla janë të paparanueshme , duke marrë parasysh edhe një dëmtim muskular në kohët e fundit , i cili duket se ia ka vënë pikën eksperiencës në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Massimilliano Allegri dhe ish rekordemenët e Scudettos e kanë shprehur prej kohësh qëndrimin e tyre dhe besohet se merkatoja e verës do të jetë determinante për mesfushorin 30 vjeçar, të cilit torinezët ja kanë hapur derën e largimit.

Gjetja e një tjetër ekip mbetet prioritet absolut për Paul Pogba, lojtar që në të kaluarën , ekzaktësisht në periudhën 2012-2016 u konsiderua një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe një pikë referuese tek gjigandët e Italisë dhe jo vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy