
Unai Simon bëri me zemër të gjithë tifozët e Spanjës, me autogolin e çuditshëm që pësoi ndaj Kroacisë. Megjithatë për fat të mirë të portierit, skuadra i mblodhi forcat dhe në fund ia doli të kualifikohej për më tej, duke triumfuar me rezultatin 5-3 në fund. Për atë moment, ka folur edhe vetë portieri, i cili tregon se De Gea e ndihmoi shumë me fjalët e tij, duke thënë se kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij dhe nuk do e harrojë kurrë.
“Ajo që ndodhi ishte aksidentale, janë gjëra që në futboll ndodhin. Pas atij autogoli, pyesja veten si ka mundësi që ndodhi?! Kroacia nuk na ishte afruar qoftë edhe njëherë te porta. Megjithatë mblodha forcat për të ndihmuar Spanjën. Në fund të pjesës së parë, De Gea erdhi dhe më qetësoi. Kur një portier si ai të thotë fjalë inkurajuese, atëherë ke mundësi të përmirësohesh. Mendoj që ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime. Nuk do e harroj kurrë. Mund të shkonte më keq për ne, por gjetëm forcat për t’ia dalë dhe kjo tregon se jemi një ekip me shumë personalitet.”, u shpreh Simon.



