Vanoli: Sofranac s’tregon përkushtim për fanellën, nuk e braktis Dinamon

Vanoli: Sofranac s’tregon përkushtim për fanellën, nuk e braktis Dinamon

Trajneri i Dinamos, Rodolf Vanoli, foli para mediave, në prag të sfidës që do të luajë skuadra e tij në derbi ndaj Partizanit ditën e djeshme. Ai u shpreh se skuadra do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të marrë 3 pikët në derbi.

Vanoli nuk i kurseu kritikat për mbrojtësin Sofranac, për të cilin deklaroi se nuk po tregon përkushtim për fanellën e Dinamos. Gjithashtu italiani u shpreh se nuk e braktis anijen, pavarësisht momentit të vështirë që po kalojnë.

Nuk me pëlqen te flas për fatin ose mungesën e tij , por për çdo gabim qoftë edhe minimal jemi penalizuar shumë. Uroj që duke nisur nga nesër, gjërat të ndryshojnë për mirë. Mendoj që kjo skuadër meriton diçka më shumë për lojën që ka prodhuar. Për sa i përket derbit, janë gjithmonë ndeshje speciale. Uroj të fitojmë edhe për presidentin, dua t’ia dhurojmë atij suksesin sepse e di sa e vuan situatën e momentit. Jemi me besim dhe të karikuar, besoj se do bëjmë një paraqitje të mirë. Partizani është një ekip i madh dhe i rëndësishëm në Shqipëri, ashtu si edhe ne. Kanë një trajner shume të mirë, por derbit janë ndeshje jo si të tjerat. Uroj që nga nesër të ndryshojë dhe ky rendiment negativ.

Sofranac s’është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe nuk po tregon përkushtim ndaj fanellës. U ble si lojtar i rëndësishëm por nuk ka treguar rezultate. Mendoj se kush e vesh ketë fanellë duhet ta dojë dhe ta nderojë. Sipas meje kjo ndjenjë ka munguar tek ai. Mija është i ri, edhe të tjerët që janë lojtarë të së ardhmes së Dinamos unë nuk kam frikë ti hedh në fushë. Me mua të rinjtë kanë luajtur gjithmonë.

Për fat të keq i kemi provuar të gjitha, por pa rezultat. Është një nga ato sezonet kur gjërat thjesht nuk ecin. Unë i shikoj lojtarët në stërvitje sesi përpiqen dhe më dëgjojnë. Ata duhet të vazhdojnë të përpiqen por uroj që goli të mos vijë atëherë kur të jetë shumë vonë. Unë nuk e braktis anijen, nuk kam frikë nga Kategoria e Parë. Për mua është një sfidë personale, nuk bëhet fjalë për para. Nuk kam drejtuar kurrë një ekip në Serinë B, por këtu e ndjej si obligim të qëndroj. Besoj se më takon mua t’ia përcjell vlerat e klubit atyre që do të vijnë.

Ata që janë pranë klubit e kanë kuptuar se ndryshimi ka filluar, për fat të keq mungojnë rezultatet dhe ato më penalizojnë. Besoj se sezonin tjetër dikush duhet të shikohet në pasqyrë para se të flasë për ne. Shpresoj që tifozët ta zerojnë atë çfarë ndodhi sivjet sepse vetëm bashkë mund ta rindërtojmë Dinamon. Unë nuk jam nga ata që dorëzohem. Nëse tifozët na bashkohen, besoj se mund të shkruajmë një faqe tjetër të historisë së Dinamos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy