“Forca Hysaj”, tifozët e Lazios mbështesin mbrojtësin e Shqipërisë

“Forca Hysaj”, tifozët e Lazios mbështesin mbrojtësin e Shqipërisë

Pak “paqe” për Elseid Hysajn. Ky i fundit është përballur me një situatë të ndërlikuar në nisje të aventurës së tij te Lazio, për shkak se ultrasit i kanë dalë kundër pas këngës “Bella Ciao” që këndoi gjatë prezantimit.

Megjithatë situata duket se po shkon drejt ndryshimit dhe këtë e tregon një gjest i tifozëve të Lazios, i bërë ditën e sotme.

Jashtë stadiumit “Olimpico” të Lazios, është shpalosur një banderolë, në të cilën shkruhet: “Daje Hysaj” (Forca Hysaj). Kjo tregon se mbrojtësi i Shqipërisë ka mbështetjen e një pjese të madhe të tifozerisë laciale, të cilët reaguan ashpër ndaj ultrasve në rrjetet sociale.

Hysaj gjithashtu gjeti edhe rrugën e rrjetës në miqësore me Lazion ditën e djeshme dhe kjo i ka bërë tifozët që ta duan akoma edhe më shumë, pavarësisht se ultrasit, të cilët njihen si fashistë, vazhdojnë të jenë kundër tij.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy