Pandemia te Inter, pas Bastonit një tjetër lojtar pozitiv me koronavirus

Pandemia te Inter, pas Bastonit një tjetër lojtar pozitiv me koronavirus

Pas Genoa-s, Milanit, Napolit dhe Juventusit frika e koronavirusit ka pushtuar edhe Interin.

Sot paradite u konfirmua se një futbollist zikaltër kishte rezultuar pozitiv. Më vonë nga verifikimet rezultoi se nga pandemia ishte i prekur mbrojtësi i talentuar Alesandro Bastoni, i cili ishte i grumbulluar me kombëtaren.

Por si të mos mjaftonte kjo në mbrëmje kanë ardhur të tjera lajme negative në këtë aspekt. Ashtu si në rastin Bastoni, fillimisht ende nuk dihet kush është futbollisti i prekur, por një tjetër rast ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mediat italiane aludojnë për Milan Skriniar.

Që herët në mëngjes Inter ka përgatitur qendrën stërvitore për një situatë të tillë ndaj sot ata futbollistë të cilët nuk janë me kombëtaret janë stërvitur në mënyrë individuale, duke shmangur çdo kontakt fizik të panevojshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy