Paulo Dybala, objektiv i Manchester United

Paulo Dybala, objektiv i Manchester United

Prej kohësh ka filluar puna tek Manchester United për të përforcuar repartet të cilat nuk e kanë kënaqur aq sa duhet trainerin Ruben Amorim.

Portugezi synon ti shtojë forcat në ofensivë dhe objektivi i rradhës është Paulo Dybala.

Argjentinasit i përfundon kontrata me Romën në qershorin e 2026-tës, i cili pas disa sezoneve me shumë ulje-ngritje, e ka rikuperuar terrenin e humbur tek Roma.

Drupal Ad

31 vjeçari është një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e formuar nga Claudio Ranieri, një trainer ekspert, sidomos për Serinë A, fitues i Premier Leagues në të shkuarën me Leicester City-n.

Drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ nuk e shmangin shitjen e ‘’ La Joyas ‘’ në rast të një ofertë bindëse, i cili mund të largohet nga ‘’ Olimpico ‘’ kundrejt një shifre inferiore në krahasim me vlerën aktuale të kartonit.

Fituesi i Botërorit të 2022-shit me ‘’ Alibecelestët ‘’ momentalisht është i fokusuar tek Roma, skuadër me të cilën aspiron fitimin e titujve në vazhdimësi.

5 gola dhe 2 asiste në 20 sfida është arritja e deritanishme e Paulo Dybalas, një emblemë tek kryeqytetasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy