
Te klubi i Prishtinës, ka nisur një revolucion, teksa brenda ditës së sotme, janë zyrtarizuar tetë largime.
Te bardheblutë, duan të ndërtojnë një ekip konkurrues, me trajner Ismet Munishin dhe duket se merkato ka nisur me largime.
Vetëm ditën e sotme, është njoftuar largimi i Sadam Sulley (sulm), Josip Tomasevic (mbrojtje), Aleksandar Ristevski (mbrojtje), Agim Zeka (mesfushor ofensiv), Betim Halimi (portier), Gauthier Mankenda (sulm), Samuel Mone (mbrojtës) dhe Eglant Haxho (portier).
Klubi 11 herë kampion i Kosovës, ka larguar 13 futbollistë nga kontingjenti i sezonit të kaluar.



