Nuk ka qetësi për Mourinho, vijnë akuzat e para për teknikun e United

Nuk ka qetësi për Mourinho, vijnë akuzat e para për teknikun e United

Duket se për teknikun portugez të Manchester United kanë filluar edhe tronditjet e parar të stolit.

Sikur të mos mjaftonte humbja me Manchester City-n, Jose Mourinhos i duhet të merret dhe me kritikat drejt tij. Ish-tekniku i Manchester United, Louis Van Gaal ka kritikuar portugezin për lojën që po zhvillon me "Djajtë e Kuq".

Ndërkohë tekniku holandez ka lavdëruar "qytetarët" e Guardiolës, që tashmë ndodhen 11 pikë larg United të vendit të dytë.

“Unë do të shikoja më parë City-n se United, sepse duket qartë që City ka një skuadër më të mirë. United tani po luan futboll mbrojtës, ata thjeshtë parkojnë autobusin para portës, ndërsa unë të paktën beja futboll sulmues dhe jo futboll të mërzitshëm si tani”, ka deklaruar Van Gal.

Portugezi po haset me kritika dhe pse nuk i ka kursyer blerjet e shtranjta për këtë sezon duke mos arritur të jetë në krye të Premier League. Rivali i tij Guardiola e mposhti në shtëpi portugezin duke u shkëputur ndjeshëm në garën për titull.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy