
Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Interit, tashmë te Juventusi, duhet të përballen edhe me probleme të tjera.
Mesfushori Manuel Locatelli kërkoi zëvendësim të detyrueshëm, për shkak se ndjente dhimbje në gju.
Italiani iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ditën e sotme, ku u zbulua edhe shkalla e dëmtimit. Locatelli do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth një muaj.
Në këtë situatë, trajneri Allegri mund ta llogarisë lojtarin vetëm për 3 ndeshjet e fundit të kampionatit.



