
Ofertat e Chelseat në drejtim të Jules Koundes janë duke e larguar edhe më tepër francezin nga ‘’ Camp Nou ‘’ në orët kohët e fundit .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ vijojnë ti vënë në vështirësi katalanasit të cilët nuk do të sprapsen në asnjë moment në lidhje me fuqizimin e prapavijës.
Për këtë arsye spanjollët kanë preferuar të përqëndrohen tek të tjera alternativa për të evituar surprizat dhe më i kuotuari nga Xavi Hernandez mbetet Pau Torres .
Sipas ‘ Marcas ‘ , ish mesfushori e konsideron të duhurin nëse Barcelona do të dështojë me Jules Kounden .
Megjithatë drejtuesit e Villarealit kanë qëndruar në të njëjtën linjë gjatë gjithë kësaj kohe duke mos hequr dorë nga kërkesa prej 60 milionë eurosh.
Në këtë histori edhe Tottenhami ka dalë më duar bosh sepse ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ refuzoi 55 milionë eurot e londinezëve në të kaluarën dhe Barcelona do të ketë një shans për të firmosur me një lojtar shumë cilësor.
Gjithsesi eksperienca e 25 vjeçarit në ‘ La Ceramica ‘ s’mund të anashkalohet në asnjë moment, gjatë të cilës arriti të kurorëzohet kampion i Europa Leagues kundër çdo parashikimi dhe të qënit i pretenduar nga kuq e blutë sigurisht do të marrë vëmëndjen maksimale pavarësisht se Villareali do të vërë barrierat përkatëse sepse flitet për një ndër pilarët e 11-shes së Unay Emerys.



