Opsionet e Chelseat për mbrojtjen

Opsionet e Chelseat për mbrojtjen

Problemet e hasura në lidhje me transferimin e Jules Koundes në ‘’ Stamford Bridge ‘’ i kanë dhënë një tjetër shans Chelseat për të përforcuar prapavijën .

Pavarësisht blerjes së Kalidou Koulibalys , traineri i  ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Thomas Tuchel po planifikon një blerje nëse s’do të arrihet  akordi me francezin.

Një ndër emrat e përfolur është ai i Presnel Kimpembes. 26 vjeçari e ka deklaruar në disa raste se kërkon të qëndrojë tek Paris St Germain por kjo situatë mund të ndryshojë në vijimësi .

Edhe Josko Gvardiol i Leizpigut vijon të mos i hiqet nga mendja ishi-t të Borussia Dortmundit për arsye se konsiderohet një ndër më të mirët në pozicionin ku luan aktualisht. Kroati ka fituar shumë pikë në sezonet e fundit  dhe ndoshta Chelsea do ta ketë fatin për ta patur pjesë në këtë merkato verore .

Lista mbyllet me Milan Skriniar. Pavarësisht rëndësisë tek Interi , sllovaku në disa raste ka deklaruar se kërkon të transferohet tek një ekip që i jep shansin për të fituar Uefa Champions Leaguen .

Zikaltërit pretendojnë 70 milionë euro për 27 vjeçarin , shifër aspak problematike për kryeqytetasit të cilët synojnë fitimin e trofeve të rëndësishëm në Angli dhe më gjerë .

Një aspekt në favorin e Milan Skriniar është se mund të adaptohet menjëherë në linjën me tre mbrojtës por ky operacion parashikohet i ndërlikuar sepse mbetet një lojtar stabël në skemat e Simone Inzaghit.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy