
Pas ecurisë shumë premtuese Aleksandar Pavlovic është shëndërruar në një lojtar stabël tek Bayern Muncheni.
Mesfushori e ka shpërblyer besimin e trainerit Vincent Kompany dhe menjëherë për shërbimet e tij ka nisur ofensivën Manchester City.
Drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ kanë nisur të punojnë me shumë përkushtim në lidhje me merkaton vijuese, ekip i cili parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët.
21 vjeçari garanton për vijimësinë dhe spikat për organzimin e lojës dhe vizionin për të.
Numri një i stolit të bardhekaltërve beson se prezenca e Aleksandar Pavlovic mund ti japë një tjetër ritëm këtij pozicioni por pritet edhe një reagim nga drejtuesit e gjigandëve të Bundesligës.
Presidenti Herbert Hainer ka përcaktuar minimalisht 80 milionë euro për yllin e bavarezëve, i cili është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës.
Pritet që në vijimësi lista e pretendentëve të zgjerohet dhe duhet shtuar se lojtari i lindur në Mynih mund të ndërrojë shumë shpejt destinacion.



