Kimpembe në axhendën e Chelseat

Kimpembe në axhendën e Chelseat

Pavarësisht momentit pozitiv që po kalojnë djemtë e tij , Thomas Tuchel ka arritur në konkluzionin se duhet të ndërhyjë urgjentisht në mbrojtje për të punuar i qetë në pjesën e mbetur të sezonit .

Tek  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ndihet presioni në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe gjermani  ka një detyrë të vështirë përpara për ta përforcuar këtë aspekt gjatë merkatos .

Anglezët do të pretendojnë të dëmtojnë  Paris St Germain duke transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’  Presnel Kimpembe .  Sipas raportimeve të ‘ Metro ‘  26 vjeçari është një ndër të preferuarit e Mauricio Pochettinos tek ‘’ Les Pariziens ‘’ por rikthimi i Sergio Ramos ia ka reduktuar shanset për të qenë lider i 11-shes së argjentinasit , fakt që mendohet të shfrytëzohet nga britanikët.

 Ishi i Borussia Dortmundit nuk e ka të kërkon të shmangë situatat e sikletshme  gjatë kohës me transferimin e Presnel Kimpembes që e ka demostruar me kohë se është në nivelin  për të përfaqësuar çdo klub të elitës .

Sidoqoftë spanjolli Sergio Ramos  do të jetë zgjedhja kryesore e Mauricio Pochettinos dhe ky sinjal shkon direkt në adresë të franko-kongolezit i cili duhet të marrë vendimin që i leverdis më shumë për të mos e ndërprerë progresin .  

Në tërë këtë histori evidentohet një situatë shumë të ndërlikuar për Presnel  Kimpemben  dhe  Chelsea mund të jetë një destinacion që mund t’ia rindezë shpresat këtij  lojtari .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy