Zvonimir Boban largohet nga UEFA, akuzon presidentin Ceferin

Zvonimir Boban largohet nga UEFA, akuzon presidentin Ceferin

Zvonimir Boban, nuk do të jetë më Drejtor i Zonës Profesionale në UEFA. Kroati ka vendosur të largohet nga posti i drejtuesit në institucionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Ky vendim, vjen vetëm pak ditë para Kongresit në BE, ku do të diskutohet ndryshimi i statutit, në mënyrë që të lejohet rizgjedhja e presidentit të UEFA-s, edhe pas tre mandateve.

Boban, nuk i ka kursyer akuzat ndaj presidentit Aleksander Ceferin.

Megjithëse kam shprehur mosmiratimin tim të plotë, presidenti i UEFA-s beson se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ndryshimet që ai propozon, as ndonjë problem etik apo moral, dhe ai dëshiron të realizojë planin e tij për të çuar përpara aspiratat e tij personale.

Ceferin pret ndryshimin e statutit dhe do të rikandidojë për mandatin e katërt si president i UEFA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy