
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu është dëmtuar ditën e sotme dhe do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Udinese.
Turku ishte një titullar i padiskutueshëm te Interi dhe trajneri Inzaghi, tashmë duhet të gjejë një zgjidhje tjetër për mesfushën.
Kristjan Asllani, shpreson të përfitojë nga kjo ndalesë e Calhanoglu, për të marrë më shumë minuta. Shqiptari u bashkua me zikaltërit në verë, por deri tani ka marrë pak minuta në dispozicion.



