
Transferimi i shumë lojtarëve në Major League Soccer në vitet e fundit, tashmë është bërë një tendencë gjatë merkatove.
Ekipet më të rëndësishëm po tentojnë gjithnjë e më shumë ta pasurojnë këtë ligë, edhe pse në fokusin e tyre janë edhe ato elementë të cilët janë në metrat e fundit të karrierës.
Inter Miami i David Beckham përsëri dëshiron të jetë protagonist dhe objektivi i rradhës është Luka Modric.
Kroati është drejt rinovimit të kontratës me Real Madridin edhe pse mosha sigurisht bën të vetën por e ka treguar se mbetet një ndër më të mirët e kësaj skuadre, me të cilën ka fituar gjithçka.
Mirëpo 38 vjeçari synon qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, për të vijuar të tregojë veten në kompeticionet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.

Kampionët në fuqi të Champions League janë një ekip që pretendon përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt dhe eksperienca e ishi-t të Tottenham Hotspurit sigurisht i jep një tjetër dimension kësaj skuadre.
Gjithsesi anglezi e ka bërë të vetën dhe ia ka hapur dyert për të filluar një tjetër eksperiencë në kampionatin amerikan, i cili për hir të së vërtetës ka ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit.
Ish nënkampioni i botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ është momentalisht i fokusuar tek Europiani, eveniment të cilin fatkeqësisht të besuarit e Zlatko Dalic nuk e filluan mirë pasi u mundën 3-0 nga Spanja.
Një klub si ‘’ Galaktikët ‘’ mbetet një dëshirë e çdo lojtari për arsye të historisë së suksesshme dhe Luka Modric e ka bërë me dije se dëshiron të tërhiqet tek gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm.



