Klubi i PSG, pritet të ketë ndryshime të shumta për sezonin e ri, me drejtuesit që kanë nisur një revolucion në skuadër. Pas largimeve të lojtarëve si Messi dhe Ramos, i radhës që mund të ikë nga kampionët e Francës, është Neymar. Braziliani nuk është në planet e klubit për sezonin e ri dhe për këtë arsye është nxjerrë në merkato. Forma e treguar nga sulmuesi në këto sezone, ka lënë një shije të keqe te francezët, të cilët tashmë i kanë treguar derën dhe janë në pritje të ofertave për të. Emri i brazilianit shpesh është lidhur me skuadra si Manchester City, Newcastle dhe Chelsea. Nga PSG mund të largohet gjithashtu edhe Mbappe, i cili pritet të transferohet te Real Madrid.



