Xhixho: Izraeli na dha “leksion” në fushë, por edhe për tifozët

Xhixho: Izraeli na dha “leksion” në fushë, por edhe për tifozët

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për humbjen e Kombëtares, u shpreh se Izraeli na dha “leksion” në fushë, por edhe në tribuna, për numrin e tifozëve.

Sipas Xhixhos, Kombëtarja ndiqet si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Në lidhje me ndeshjen, ai tha se kjo humbje sjell dështimin në Ligën e Kombeve, që sipas tij, është një minus për Rejën.

Më shumë shpresë të jep se Shqipëria e ka një skuadër shumë ët mirë. Duhet të pranojmë se kemi dështuar në këtë fushatë të Ligës së Kombeve. Ky është një minus për trajnerin Reja në fund të kontratës.

Faktet janë kokëfortë. Është një dështim për një kombëtare që duhet të dilte e para. Izraeli ka dha një leksion të mirë në fushë, por edhe në stadium që ishte i tejmbushur. Kombëtarja ndiqet në çdo ndeshje, në të mirë dhe në të keqe. Unë i përzgjedh çfarë lexoj në rrjetet sociale për Kombëtaren. Unë i dua tifozët në stadium, të duartrokasin ose të vërshëllejnë.

Ne duhet ta ndjekim Kombëtaren, jo për shkak të kundërshtarit. Izraeli e ka krenari kombëtaren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy