
Dëmtimet e shpeshta në këtë fazë të parë të sezonit, e kanë bërë të ardhmen e Thomas Partey-t në ‘’ Emirates ‘’ të pamundur.
Drejtuesit e Arsenalit kërkojnë ti anshkalojnë këto situata të vështira, të cilët sipas ‘ ESPN ‘ kanë vendosur ta shesin mesfushorin gjatë merkatos së janarit.
Gjatë asaj të verës, kryeqytetasit pretenduan shitjen e ganezit por mungesa e ofertave i largoi nga objektivi. Megjithatë, tentativat do të vijojnë për Thomas Partey, për të cilin së fundmi është interesuar Juventusi.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ prej kohësh ka filluar të analizojë disa lojtarë cilësorë dhe ishi i Almerias dhe Atleticos ndër të tjerë mund të jetë një ndër elementët e rinj në 11-shen e Massimilliano Allegrit për fazën vendimtare të sezonit.
Aktuali është i katërti për Thomas Partey-n tek te ashtuquajturit ‘’ Topchinjtë ‘’, i cili shumë shpejt do të largohet nga 13 herë kampionët e Premier Leagues .



