Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja vazhdon të shënojë në Premier League, aty ku aktivizohet me Southampton, i huazuar nga Chelsea.
Shqiptari ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, ndaj Tottenham. Në minutën e 23-të, Broja përfiton nga një pasim i Perraud, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës, duke barazuar shifrat në 1-1, pasi Tottenham kaloi fillimisht në avantazh në minutën e 18-të, me autogol të Bednarek.
Vlen të përmendet se ky është goli i 6-të në kampionat për Brojën, i cili vazhdon shkëlqimin e tij në një nga kampionatet më të fortë në botë.



