
Levante nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesit e trajnerit Paco Lopez. Ky i fundit u shkarkua nga drejtimi i skuadrës, pas rezultateve negative të regjistruara në javët e para të kampionatit, ku nuk arriti të sigurojë dot asnjë fitore.
Drejtimi i skuadrës tashmë i është besuar Javier Perreira. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit aktual dhe nëse arrihet mbijetesa, atëherë do të zgjatet bashkëpunimi edhe për një tjetër sezon.
Perrieria ka qenë pjesë e Levante edhe në të kaluarën, pasi ishte në stafin e Juan Ignacio Matinez nga 2011 deri në 2013, kur asokohe arritën edhe kualifikimin në Europa League.



