
Rusia e ka nisur në mënyrë spektakolare kampionatin Botëror duke shkëlqyer në sfidën e parë hapëse të zhvilluar në stadiumin “Luzhniki” të Moskës përballë Arabaisë Saudite duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Përpara startit të ndeshjes u organizua ceremonia hapëse që ishte fantastike nën një atmosferë elektrizuese.
Rusia si vendi organizator shënoi plot katër gola që në sfidën e parë duke marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm përballë Arabisë Saudite që zhvilloi një 90 minutësh mjaft të dobët.
I pari që shënoi golin e këtij Botërori ishte Gazinskiy që hapi serinë e golave për skuadrën e drejtuar nga Çerçesov.
Goli i dytë do të vinte në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Cheryshev që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Edhe 45 minutat e dyta do të dominoheshin nga ana e vendasve që shënuan dhe tre gola të tjerë me anë të Cheryshev dhe Golovin që vulosën shiftat në 4-0.
Me këtë sukses Rusia merr tre pikët e parë në Grupin A duke e nisur me këmbën e mbarë Kampionatin Botëror.
Më poshtë golat e takimit Rusi-Arabi Saudite



