
Riformulimi i skuadrës së Juventusit duket se po merr formën e duhur me kalimin e ditëve .
Direktiva e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ është duke i vënë pak e nga pak pikat mbi i në lidhje me merkaton dhe orët e fundit ka shënjestruar mesfushorin e Sevillas Joan Jordan .
Spanjolli ka fituar një protagonizëm të padiskutueshëm në skemat e Julen Lopeteguit fakt që e konfirmojnë 41 ndeshjet e luajtura në sezonin aktual në të cilat ka arritur të shënojë 2 gola .
Sipas raportimeve të ‘’ La Gazetta Dello Sport ‘’ numri një i pankinës Andrea Pirlo e vlerëson shumë polivalencën nga e cila karakterizohet sepse e konverton në më tërheqëse figurën e Joan Jordan .
Për këtë rast krerët e presidencës kanë deklaruar se do të vënë në tavolinë shumën e 40 milionë eurove për të tentuar transferimin e 26 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ pavarësisht se në plan të parë realizimi i këtij operacioni konsiderohet shumë i ndërlikuar sepse Joan Jordan është një lojtar kyç në skemat e bashkombasit Julen Lopetegui .
Nuk duhet lënë mënjanë se për ishi-n e Eibar gjatë merkatos së kaluar ishin ‘’ Topchinjtë ‘’ e Arsenalit që tentuan transferimin në ‘’ Emirates ‘’ përkundrejt një oferte prej 35 milionë eurosh por gjithçka rezultoi pa sukses sepse andaluzët u përgjigjen me një ‘’ jo’’ absolute për talentin e tyre .
Kompromisi i Joan Jordan me Sevillas mbetet i një sukses më vete për spanjollët dhe ky sinjal qartëson dukshëm se 36 herë kampionët e Serisë A do të kenë shumë punë përpara me objektivin e bindjes së drejtuesve të ashtuquajturve ‘’ Los Blanquirrojos “ për të lejuar largimin e Joan Jordan nga i famshmi ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.



