
Gareth Bale mund t’i japë fund futbollit të luajtur pas përfundimit të sezonit aktual. “Athletic”, raporton se sulmuesi ka humbur dashurinë për futbollin dhe nuk ndjen më kënaqësi në fushë.
Për këtë arsye ai po mendon të pensionohet nga futbolli, ndonëse është vetëm 32 vjeç. Uellsiani ka vendosur të qëndrojë të Reali deri në fund të sezonit dhe pastaj mund të njoftojë largimin nga futbolli.
Bale mund të ndryshojë vendim, vetëm nëse kombëtarja e tij Uellsi merr pjesë në Botërorin e Katarit 2022, çka do të thotë se pensionimin do e shtyjë për një vit.



