Belgjika rinovon kontratën me trajnerin Tedesco

Belgjika rinovon kontratën me trajnerin Tedesco

Domenico Tedesco, do të jetë trajner i Belgjikës deri në vitin 2026. Palët kanë arritur marrëveshjen, për rinovimin e kontratës dhe zyrtarizimi ka ardhur nga vetë federata belge.

Tekniku italian, ka bindur drejtuesit gjatë drejtimit të tij dhe do të vazhdojë në stol.

Pas rinovimit, trajneri u shfaq shumë i lumtur, duke deklaruar se po e shijon detyrën që i është ngarkuar.

Për mua është një privilegj dhe një nder i madh të jem trajner i kombëtares belge. Të gjithë ne në ekipin teknik e shijojmë shumë këtë detyrë. Puna me ekipin, por edhe me të gjithë punonjësit e federatës, është fantastike.

Unë përshtatem 100% me këtë kombëtare, për këtë arsye jam shumë i lumtur, po vazhdojmë rrugën që kemi zgjedhur së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy