
Me Fabian Ruiz afër largimit tek Paris St Germain, Napoli është kundërpërgjigjur shumë shpejt dhe është një hap larg huazimit të Tanguy Ndombeles.
25 vjeçari nuk ka arritur ti përmbushë pritshmëritë tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe tanimë drejtuesit e kryeqytetasve janë afër shtrëngimit të duarve me ato të ‘’ Il Partenopei ‘’.
Sipas gazetarit të famshëm italian Fabrizio Romano , mesfushori do të mbërrijë në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ në cilësinë e të huazuarit kundrejt shifrës prej 1 milionë eurosh dhe italianët do të përballojnë pjesën më të madhe të kartonit.
Për më tepër ‘’ Azurrët ‘’ do të kenë shansin e blerjes së kartonit prej 30 milionë eurosh , gjithmonë në varësi të paraqitjeve të Tanguy Ndombeles në një ndër ekipet më të fortë të Serisë A.
Eksprienca në Scudetto do të jetë e treta ndër kampionatet më të famshëm të kontinentit të vjetër, tek një ekip tejet kompetitiv i cili fatkeqësisht nuk ka mundur ti konkretizojë sforcot me tituj në vitet e fundit por në çdo sezon konsiderohet një rival i cili mund ta thyejë akullin dhe te vendosë njëherë e mirë diktatin.



