Gabriel Jesus drejt  largimit nga City

Gabriel Jesus drejt largimit nga City

E ardhmja e sulmuesit Gabriel Jesus tek Manchester City është vënë në dyshim kohët e fundit. Bardhekaltërit  kërkojnë me ngulm perlën e Tottenham Hotspurit Harry Kane për të shtuar kualitetin në repartin e avancuar. Situata e brazilianit besohet se do të marrë zgjidhje shumë shpejt sepse Juventusi ka shprehur dëshirën për ta transferuar në "Allianz Stadium". Një pjesë e mirë e kësaj rruge sipas La Gazetta Dello Sport është përshkruar sepse 24-vjeçari  ka dhënë "Ok" për të zbarkuar në Torino, aspekt që ia hap rrugën "Uraganit" për të udhëtuar drejt "Etihad Stadium". Gjithsesi për momentin, plani i "Zonjës së Vjetër" mbetet në tentativë sepse varet nga largimi i Cristiano Ronaldos për t'i siguruar vendin e titullarit Gabriel Jesus. 

 Zërat e fundit mbi  të ardhmen e portugezit kanë  bërë bujë sepse flitet për një rikthim tek Manchester United ose në skuadren e zemrës  Sportingu Lisbonës .  Para disa kohësh 36 vjeçari deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e të luajturit përsëri në ‘’ Jose Alvalade ‘’ por përfundoi duke thënë se i mbeten edhe disa vite në nivele të larta dhe kërkon të shijojë çdo moment të karrierës.  Vitet e fundit Gabriel Jesus e ka humbur rëndësinë e mëparshme tek ‘’ The Citiziens ‘’ , fakt që justifikohet sepse përbëhen nga një skuadër yjesh  por interesi i bardhezinvje e mban në elitën e futbollit europian  .  

Shkaku i mbetjes në prapavijë së  ishi-t të Palmeiras është niveli i mrekullueshëm i lojës së treguar nga  talenti Phil Foden që e ka magjepsur Pep Guardiolan dhe e ka parakaluar brazilianin .  

Pep Guardiola  i ka qëndruar besnik ideologjisë se tij për t’ia rrëmbyer Tottenham Hotspurit Harry Kane dhe përforcohet me objektivin e anglezit për të qenë pjesë e një ekipi   që  lufton për tituj të rëndësishëm çdo sezon  dhe Manchester City e plotëson kushtin  e shtatlartit britanik .  

 Tek juventinët Massimiliano Allegri  pa dyshim që do t’ia gjente vendin e përshtatshëm këtij lojtari  që kërkon të rikuperojë formën e humbur për  ti treguar Pep Guardiolas se ka gabuar me përzegjedhjen e Phil Foden përpara tij . 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy