Pas dështimit në lidhje me transferimin e Adrien Rabiot në ‘’ St James Park ‘’ , drejtuesit e Newcastle United menjëherë janë fokusuar tek një tjetër alternativë. Flitet për Lovro Majer i cili mbron ngjyrat e Rennes , i pretenduar edhe nga klube të tjera në kontinentin e vjetër. Anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për mesfushorin, një ndër të preferuarit e Eddie Howes , trainer i cili bëri një punë të shkëlqyer në sezonin e kaluar, duke i kualifikuar ‘’ Las Urracas ‘’ pas shumë vitesh në Champions League. Ndërsa 25 vjeçari nga Zagrebi rezultoi një ndër më të spikaturit tek Rennes , duke kontribuar me 3 gola dhe 4 asiste në 18 sfida por për arritjen e kësaj marrëveshje besohet se Newcastle s’do ta ketë edhe aq të lehtë pavarësisht potencialit të pronarit Al- Rumayyan. Skuadra e Rennes arriti të sigurojë një vend për në Europa League në sezonin vijues por ndoshta interesi i Newcastles dhe projekti ambicioz i numrit një të britanikëve mund ta bindë Lovro Majer për tu vënë nën urdhërat e anglezit Eddie Howe .



