Atletico i vendosur për një anësor

Atletico i vendosur për një anësor

 Vijimi i rrugës drejt fitimit të Primera Division nuk e ka ndalur  Atletico Madridin për të menduar për objektivat e merkatos  . Ndër emrat e parapëlqyer për tu transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ është Alejandro  Grimaldo . Mbrojtësi i Benfikës e ka forcuar figurën  tek portugezët me të cilët e përfundon kontratën në vitin 2023.  Që prej transferimit në 2016 në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ spanjolli ka ditur të perfeksionojë nivelin në ligën Nos dhe ka spikatur . Aspiratat e kryeqytetasve për të marrë shërbimet e Alejandro Grimaldos janë të vjetra por fakti se mbetet një lojtar i pazëvëndësueshëm për skemat e  Jorge Jesus prodhon një vështirësi më vete për ta finalizuar këtë operacion . Gjithsesi tentativat e shumta të ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk e kanë ndalur vrullin vetëm tek ishi i Barcelonës B sepse ndër alternativat e të ardhmes përfshihet edhe një element efikas i Valencias .

Flitet për  Jose Luis Gaya  për të cilin qëndron e paluhatur në luftë  edhe Barcelona . Me kontratë deri në 2023 shin dhe me klauzolën e prishjes së saj prej 100 milionë eurosh  shikohet si një operacion gati i pamundur për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ . Listës së gjatë të Cholo Simeones nuk i ka shpëtuar  as anësori i Atalantës Robin Gosens . Gjermani e ka konsoliduar prej sezonesh pozicionin  në skuadrën e Gian Piero Gasperinit dhe me 38 takimet e luajtura me ‘’ La Dean ‘’ gjatë  aktualit  ia kanë rritur vlerat  .  Kontrata e ishit të Heracles Almelos me surprizën e Serisë A në vitet e fundit përfundon në 2022- shin dhe shifra që kërkojnë bergamaskët për ta lënë të lirë është 30 milionë euro por nuk duhet harruar se  pretendohet me ngulm edhe nga Borussia Dortmundi dhe Manchester City .

Një fakt që  mund ta favorizojë këtë histori është se Atletico Madridi vijon me ngulm drejt fitimit të Primera Division dhe në rast se diçka e tillë ndodh , me siguri do ti shërbejë ndonjë emri të lartpërmendur për tu bërë pjesë e skemave  të Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeones gjatë verës.

 

                     

                     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy