Juventus përcakton çmimin për Vlahovic

Juventus përcakton çmimin për Vlahovic

  Dëmtimi i rëndë i Gabriel Jesus është një shqetësim shumë i madh për trainerin Mikel Arteta , i cili i ka kërkuar drejtuesve transferimin e Dusan Vlahovic në ‘’ Emirates ‘’.

Mirëpo ‘’ Topchinjtë ‘’ nuk do ta kenë edhe aq të lehtë sepse sipas italianes ‘ Calciomercato ‘, bardhezinjtë pretendojnë minimalisht 110 milionë euro për golashënuesin, për të dalë të fituar dhe rikuperuar investimin e bërë përpara një viti.

Mungesa e brazilianit ndihet çdo ditë tek Arsenali dhe ishi i Fiorentinës momentalisht konsiderohet ideali për të mbushur boshllëkun në majën e ofensivës.

Ky sezon po vijon siç parashikohej në fillimin e tij dhe jep për të kuptuar se ‘’ The Gunners ‘’ tashmë janë të rikthyer më të fortë duke lënë pas krahëve dështimet e të kaluarës. 

22 vjeçari mbetet një ndër sulmuesit më cilësorë në qarkullim dhe në sezonin aktual me Juventusin ka arritur 8 gola dhe 3 asiste në 17 sfida, fakt që është vlerësuar edhe nga  Paris St Germain dhe Bayern Munchen , një kërcënim serioz për 13 herë kampionët e Premier Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy