Mikel Merino në radarët e Liverpoolit

Mikel Merino në radarët e Liverpoolit

 Largimi i Georginio Wijnaldum vijon ti lërë një faturë të shtrenjtë Liverpoolit në mesfushë . ‘’ The Redsat ‘’ prej kohësh kanë filluar punën për  gjetjen e një zëvëndësuesi të denjë për ta përforcuar këtë pozicion  .  Objektivi kryesor është Jude Bellingham por duke qenë se Borussia Dortmundi e konsideron një vlerë të shtuar do të jetë shumë e vështirë ta largojnë nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’.  Megjithate duke qenë se e ardhmja e Erling Haaland mbetet në dyshim  , gjermanët nuk janë të gatshem të rrezikojnë një tjetër yll të skuadrës.

 Kjo situatë ia ka përqëndruar fokusin tek një tjetër lojtar i cili po lë gjurmë tek Real Sociedadi . Flitet ër Mikel Merinon për të cilin anglezët do të hasin një garë të vështirë kundër Barcelonës .  Problemi i vetëm  për Liverpoolin është fakti se kontrata e spanjollit me ‘’ Txuriurdinët ‘’ skadon në 2025-sën dhe klauzola e prishjes së saj është  shumë e lartë.

Megjithatë listës  që po analizohet nga Jurgen Klopp nuk i mungojnë as emrat e Carlos Soler , Harvey Barnes , Pedri dhe Karim  Adeyemi që janë prezantuar shumë mirë me ekipet e tyre .   

Dëshira e zjarrtë për të rikuperuar identitetin fitues bën diferencën pavarësisht se gjithçka mbetet për tu parë në merkaton vijuese .  

25 vjecari e njeh mirë Premier Leaguen për shkak të eksperiencës tek Newcastle United por duke qenë se është shumë i rëndësishëm për skemat e  Imanol Alguacil , e vështirëson realizimin e këtij operacioni .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy