Lazio fitoi fal Strakoshës, i priti penaltinë Dybalas në fund të ndeshjes (VIDEO)

Lazio fitoi fal Strakoshës, i priti penaltinë Dybalas në fund të ndeshjes (VIDEO)

Thomas Strakosha është heroi i ndeshjes në supersfidën Juventus-Lacio të përfunduar pak çaste më parë me fitoren e miqve nga Roma.

Në takimin që skuadra e Lacios fitoi me rezultatin 1-2, portieri shqiptar priti një penallti në minutën e 94-rt të akorduar nga gjyqtari pasi u konsultua me sistemin “Var”. Si pasojë vjen edhe humbja e parë në kampionat për bardhezinjtë pas javës së 8-të.

Juventusi mori avantazhi në minutën e 24-ër me brazilian Diego Costa duke krijuar përshtypjen se kjo do të ishte një sfidë e thjeshtë për ta. Me këtë mendje nuk ishin lacialët të cilët menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, me Immobile-n në minutën e 47-të barazuan shifrat.

Pritej reagimi i të zotëve të shtëpisë por në minutën e 53-të miqtë nga Roma fitojnë një penallti që ekzekutohet saktë nga Immobile duke realizuar golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin. Juventusi prej këtij momenti rrit presionin dhe tenton të barazojë shifrat me çdo kusht.

Në minutën e 94-rt, të fundit shtesë të akorduar nga arbitri, Juventus fiton 11-metërsh falë sistemit teknologjik “Var”. Po para se të festojë “bardhezinjve” iu duhet të kalojnë një pengesë të pakalueshme. Strakosha kupton krahun e goditjes nga Dybala dhe gjyqtari vërshëllen menjëherë. Fitore me protagonist absolut portierin shqiptar Thomas Strakosha.

Pas 8 ndeshjesh, Juventusi mban vendin e 3-të me 19-të pikë, po aq sa Lacio e vendit të 4-rt dhe 2 më pak se Napoli kryesues që luan takimin e javës kundër Romës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy