Polemikat për rizgjedhjen e Ademit, Gjonaj: Ministria e quajti të jashtëligjshëm, u ndaluan gazetarët

Polemikat për rizgjedhjen e Ademit, Gjonaj: Ministria e quajti të jashtëligjshëm, u ndaluan gazetarët

Agim Ademi u rizgjodh ditën e sotme në krye te FFK, mes shumë polemikash. Në lidhje me këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur gazetari i sportit, Ndrec Gjonaj, i cili u shpreh se kuvendin e sotëm të FFK, Ministria Kulturës dhe Sportit e ka quajtur të jashtëligjshëm, pasi është njoftuar një muaj para, ndërkohë që duhej të ishte njoftuar të paktën dy muaj para.

Gjonaj deklaroi se procesin e sotëm nuk u lejuan të ndiqnin gazetarët, ndërsa shtoi se 5 klubet të Superligës nuk morën pjesë.

Sipas tij, Gramoz Vokrri, do e ndjekë luftën me FFK edhe në Gjykatën e Apelit.

Mos harrojmë se ky është një kuvend, që për reth një muaj është quajtur si kuvend i jashtëligjshëm nga seleksioni opozitar i Federatës. Gjatë këtij muaji është publikuar edhe një email, ku UEFA i kishte kërkuar të largohej nga FFK, në vitin 2020. Ky muaj ka qenë me polemika të shumta. Quhet kuvend i jashtëligjshëm, pasi është lajmëruar një muaj para, ndërsa në statut thuhet se ai duhet të lajmërohet 2 muaj para. 

Sot në kuvend, nuk u lejuan gazetarët. Nuk u lejuan as në oborr. Ademi nuk pranoi asnjë pyetje të gazetarëve pas kuvendit. Në një farë mënyre për, për të qenë në kuvend, ka qenë e lejuar vetëm një media, ndërsa gazetarët e tjerë nuk u lejuan.

Të jesh kandidat për president në FFK, duhet të kesh 15 firma. Gramoz Vokrri kishte 16 firma, por FFK tha se 4 firma nuk ishin të sakta. Nuk dihet ende se cili komision i ka verifikuar firmat.

Ministria e Kulturës dhe Sportit ka lëshuar një udhëzim, ku thotë se kuvendi i thirrur është i jashtëligjshëm. Nuk dihet ende nëse aty kishte përfaqësues nga Ministria. Do të shikojmë në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Vokrri nuk do të ndalet këtu, pasi do e çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. 5 klube të Superligës nuk e kanë mbështetur Ademin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy