
Milani dhe Interi do të zhvillojnë një tjetër derbi, këtë herë gjatë merkatos dimërore për sulmuesin Roko Simic.
20 vjeçari po impresionon me Red Bull Salzburgun, skuadër me të cilën numëron 5 gola në 13 sfidat e deritanishme.
Jo vetëm në kampionat por edhe në Champions League , sulmuesi i lindur në Milano ka fituar shumë protagonizëm dhe pritet që në vijimësi edhe kandidatë të tjerë ti bashkohen garës për të përfituar shërbimet e tij.
Për sa i përket zikaltërve , pikërisht sfidën e ardhshme në kompeticionin më të rëndësishëm europian do ta zhvillojnë kundër Salzburgut në Austri , e vlefshme për atë të kthimit dhe drejtuesit e italianëve do të kenë edhe njëherë mundësinë për ta ndjekur nga afër nxënësin e Gerhard Struber.



