Carlos Soler drejt Barcelonës

Carlos Soler drejt Barcelonës

 Problemet në lidhje me rinovimin e kontratës me Valencian nuk i kanë lënë shteg tjetër mesfushorit Carlos Soler veçse ta mendojë të ardhmen larg ‘’ Mestallas “  .

Menjëherë Barcelona ka trokitur në derën e spanjollit i cili ka impresionuar në gjashtë sezone me Valencian dhe sipas ‘ As ‘ kjo histori ka marrë më tepër rëndësi në ditën e djeshme gjatë të cilës agjenti Jorge Mendes dhe Joan Laporta kanë zhvilluar një mbledhje për të diskutuar mbi këtë temë .

Portugezi e ka mënjanuar interesin e Atletico Madridit dhe i ka  dhënë prioritet kalimit në ‘’ Camp Nou ‘’ duke patur parasysh edhe kontratën me bardhezinjtë e cila  merr fund në 2023-shin.

Prej kohësh Xavi Hernandez i ka kërkuar Joan Laportas transferimin e Carlos Soler në Katalunjë por duhet theksuar se do të varet nga largimi i Frenkie de Jong i cili me shumë gjasa do të përfundojë duke veshur bluzën e Manchester United sepse Erik Ten Hag vijon të besojë në aftësitë e mesfushorit të talentuar.

‘’ Los Cules ‘’  janë në një proçes rindërtimi i cili sigurisht do të marrë një kohë të gjatë por rezultatet e para u shfaqën në merkaton e janarit me transferime shumë cilësore që e ndihmuan Barcelonën të rikuperojë shumë nga vlerat e humbura .

12 gola në 38 sfida janë statistikat e Carlos Soler me Valencian e cila nuk është ajo e dikurshmja , pjesëmarrëse e padiskutueshme në Champions League .

Shumë lojtarë të njohur entuziazmohen kur skuadra të këtij niveli tregojne interes sepse ky eveniment konsiderohet shumë i rëndësishëm për të shfaqur potencialin e tyre  .

Të besuarit e Xavi Hernandezit  do të luftojnë edhe në Champions League në sezonin vijues dhe ky fakt nënkupton një sakrificë  nga drejtuesit e kuq e bluve pasi në sezonin e kaluar u eleminuan çuditërisht në fazën e grupeve e cila i dha një shans të dytë për të provuar Europa Leaguen, aty ku u mposhtën nga Eintracht Frankfurti .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy