Napoli nis ofensivën për Keylor Navas

Napoli nis ofensivën për Keylor Navas

Vështirësitë e hasura në lidhje me transferimin e Kepa Arrizabalagas e kanë detyruar Napolin të fokusohet tek një tjetër alternativë për kuadratin e bardhë.

 Investimi 80 milionë eurosh për spanjollin nuk i ka rezultuar i qëlluar në shenjë Chelseat dhe mbetja në prapavijë sigurisht e përshpejton largimin nga i famshmi ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Por ‘’ Azurrët ‘’  nuk duan të humbasin kohë duke qenë se jemi në prag të fillimit të sezonit të ri edhe pse merkatos i mbetet edhe shumë për të përfunduar  dhe gardiani nga Kosta Rika konsiderohet i duhuri nga  Luciano Spalleti.

Numri një i kombëtares së ‘’ Los Ticos ‘’ e ka patur pothuajse të pamundur aktivizimin si titullar pasi i preferuari i Thomas Tuchelit vijon të jetë Gianluigi Donnnarumma pavarësisht se kontrata me kryeqytetasit përfundon në  qershorin e 2024-tës .

Fare pranë Botërorit të Katarit , për Keylor Navasin mund të jetë i fundit në karrierë duke marrë parasysh  moshën dhe vendimi më i mirë do të ishte largimi  aty ku mund të shijojë në maksimum vitet e mbetura në futbollin e luajtur.  

Francezët kërkojnë vetëm 10 milionë euro për largimin ishi-t të Real Madridit , një shifër simbolike e cila e afron edhe më shumë me ‘’ Diego Armando Maradonan ‘’.

 I ashtuquajturi ‘’ Pantera ‘’ ka patur fatin të mbrojë ngjyrat e ekipeve më të mira në kampionatet respektive dhe jo vetëm dhe pas eksperiencave në Primera Division dhe në Ligue 1 , mund të bëhet pjesë e Serisë A, një ndër pesë kampionatet më të bukur të futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy