Ademola Lookman, objektiv i Manchester United

Ademola Lookman, objektiv i Manchester United

Marrëdhëniet jo të mira me Gian Piero Gasperinin e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Ademola Lookman tek Atalanta.

Hollandezi, pavarësisht kontributit të çmuar tek bergamaskët është ndjerë jo komod në kohët e fundit dhe nga ky fakt kanë menduar të përfitojnë drejtuesit e Manchester United.

Traineri i anglezëve Ruben Amorim e konsideron 27 vjeçarin një vlerë të shtuar në ofensivë, i cili shquhet për shpejtësinë dhe mbi të gjitha i njeh shumë mirë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.

Kontrata me ‘’ Mbretëreshën e Italisë ‘’ i përfundon në 2026-tën dhe ky fakt i jep një lloj avantazhi 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

Golashënuesi premton shumë për vijimësinë dhe gjithçka do të varet nga negociatat ndërmjet palëve në javët e ardhshme.

Ishi i Leicester City-t po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Gewiss ‘’, i cili ka reflektuar potencialin në 16 sfida, ka shënuar 9 gola dhe ka kontribuar me 5 asiste.

Me fituesit në fuqi të Europa Leagues niveli i Ademola Lookman nuk mund të vihet në diskutim dhe një transferim i mundshëm në ‘’ Old Trafford ‘’ do të shoqërohej gjithashtu me një pagë të konsiderueshme, duke patur parasysh se mbetet një ndër ekipet më të pasur në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy