Varane, afër largimit nga Manchester United

Varane, afër largimit nga Manchester United

Merkatoja e janarit mund të rezultojë fillimi i një eksperience të re në karrierën e Raphael Varanes.

Për francezin ka shfaqur interes Real Madridi, skuadër e cila kërkon ti japë një tjetër mundësi pas ulje-ngritjeve të vazhdueshme tek Manchester United.

Lajmi është bërë me dije nga ‘ Football Insider ‘ pasi drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ vijojnë të pakënaqur me rendimentin e mbrojtësit.

Edhe pse cilësitë e 30 vjeçarit janë të padiskutueshme, ky fakt konsiderohet i patolerueshëm, shtuar edhe peripecitë e kësaj skuadre në fazën e parë të sezonit.

Largimi i Raphael Varanes nga ‘’ Old Trafford ‘’ sigurisht pritet të ketë një impakt në mbrojtjen e 20 herë kampionëve të Premier Leagues, të cilët po zhvillojnë një sezon për tu harruar, të reflektuar edhe me eleminimin nga faza e grupeve të Champions Leagues.

Në lidhje me ‘’ Galaktikët ‘’ , ishi i Lens zhvilloi 10 sezone në të kaluarën, të shoqëruara me fitimin e shumë trofeve dhe gjatë merkatos së janarit ekziston mundësia që të rikthehet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy