
Ecuria e shkëlqyer e Inaki Williams, po i bën edhe më vigjilentë drejtuesit e disa klubeve të elitës europiane.
Sipas ‘ Daily Mirror ‘, pas Arsenalit, Chelseat , Aston Villas, Barcelonës dhe Real Madridit, Tottenhami i është bashkuar garës.
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ do të masin forcat me rivalët, të cilët sipas lajmeve të fundit janë më të avantazhuar në aspektin ekonomik, fakt që mund ti ndihmojë për të përfituar shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos.
Premier League mund të jetë destinacioni i ri i 29 vjeçarit, lojtar që prej vitesh ka treguar cilësitë tek kjo skuadër dhe gjithashtu tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’.
Sigurisht do të zhvillohet edhe një ndër ‘ Superclasicot ‘ më të famshëm të botës për nxënësin e Ernesto Valverdes, i cili shquhet për shpejtësinë dhe teknikën, cilësi që e shëndërrojnë në një kandidat ideal për lojën që zhvillohet në kampionatin anglez.
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ janë një klub shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit në ‘’ White Harte Lane ‘’ gjatë merkatos së verës.
Inaki Williams e ka treguar në çdo sfidë se është shumë i rrezikshëm për mbrojtjet rivale dhe në sezonin aktual numëron 11 gola dhe 5 asiste në 29 sfida me ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Kontributi i ekstremit i ka ndihmuar spanjollët deri më tani, të cilët me meritë renditen në zonën e Europës, pas 28 sfidave.



