
Pavarësisht formimit të një skuadre tepër kompetitive e cila mbetet kundërshtari për tu mundur sidomos në Serinë A , Interi nuk ka të ndalur në lidhje me emrat e merkatos . Endërra në sirtar e Simone Inzaghit është ish nxënësi i tij Sergej Milinkovic-Savic i cili konsiderohet ndër më të preferuarit e zikaltërve . Gjatë kohës për serbin kanë shfaqur interes edhe Chelsea , Manchester United , Milan dhe Real Madrid por muri i vënë nga presidenti i bardhekaltërve Claudio Lotito është e vetmja pengesë për këto pretendetë për shkak të rëndësisë së mesfushorit tek kryeqytetasit .
Duke qenë se janë drejt riparimit të problemeve ekonomike ideja e kampionëve në fuqi të Scudettos është përfshirja e ndonjë elementi që mund ti shërbejë Lazios dhe në këtë mënyrë të mund të konkretizojë një ndër dëshirat më të zjarrta të sezonit vijues .
Një operacion i tillë do të varet në mënyrë direkte nga përgjigjja e drejtuesve të Lazios për yllin e tyre , të cilit i përfundon kontrata në 2024 -tën dhe për Interin një operacion i tillë parashikohet shumë i vështirë .
Në 5 ndeshjet e para të sezonit ishi i Genkut regjistron 1 gol dhe 2 asiste dhe mbetet nje element i domosdoshëm për skemat e Maurizio Sarrit .



