
Armando Broja do të mungojë për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Leeds dhe kjo vjen për shkak të një dëmtimi të pësuar nga sulmuesi shqiptar.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, i cili shprehu mbështetjen e tij për sulmuesin, por shtoi se huazimi te Southampton dhe të jetë pjesë e Chelsea, janë dy gjëra të ndryshme.
Dimë mjaftueshëm gjëra mbi Armando Brojën, por është tjetër gjë në huazim dhe tjetër në një klub si Chelsea, ky është hap tjetër. Broja u dëmtua në përgatitje, u dëmtua edhe tani.
Kjo nuk po e ndihmon aspak atë dhe ne, kjo është panorama e qartë. Ka shumë besim dhe do të ketë mbështetjen tonë. Por është padyshim arritje e madhe për të që është pjesë e një klubi si Chelsea.



