Rafa Mir  afër Atleticos

Rafa Mir afër Atleticos

Atletico vijon me ritme të kënaqshme luftën në lidhje me përforcimet . ‘’ Los Colchoneros ‘’  janë drejt firmosjes me  Rafa Mir  , i cili ka zhvilluar një sezon brilant  me modestët e  Hueskës .  Duhet theksuar se të drejtat e kartonit të  spanjollit i përkasin Wolverhamptonit  , ekip me të cilin i mbetet edhe një vit kontratë .  24 vjeçari  është grumbulluar me kombëtaren e Spanjës në lojërat Olimpike e cila do të zhvillojë ditën e sotme   finalen kundër Brazilit  , sfidë në të cilën ‘’ La Furia Roja “  beson  se mund ta mposhtë ‘’ Seleçaon ‘’.   

Aktualisht Rafa Mir gëzon një formë të shkëlqyer fizike  dhe ky fakt do ta ndihmonte për tu vënë menjëherë nën urdhërat e Diego Simeones .

Në lidhje me   golashënuesin kryeqytetasit  mposhtën Sevillan e cila prej kohësh pretendonte spanjollin e talentuar .  Me rikthimin e Huescas në Segunda  , Rafa Mir është përpara një mundësie  të artë për të vijuar ngjitjen e shkalllëve në karrierë   por këtë herë në një kontekst  ndryshe sepse flitet për një ndër kockat e forta të Spanjës dhe më gjerë.  Performanca e zhvilluar në lojërat olimpike ia ka mbushur mendjen Diego Simeones  që të këmbngulë për këtë lojtar .

 Duke qenë se është afër një triumfi historik me kombëtaren  , Rafa Mir është rezervuar në lidhje me këtë çështje   dhe gjatë një interviste për  ‘ As ‘  ka deklaruar se është 100 % i fokusuar tek ndeshja e sotme :

“  Atletico është një klub i madh dhe më pëlqen forma se si luan . Për mua do të ishte një mundësi shumë e mirë por momentalisht jam i përqëndruar tek ndeshja kundër Brazilit “ , deklaroi Rafa Mir .  

16 golat e shënuar nga shtatlarti nuk mjaftuan për   Huescan  të cilës do ti duhet të tregojë edhe një herë vlerat në Segunda Division , fakt që e bën edhe më të realizueshëm objektivin e Atleticos .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy